VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (9 -10 Shkurt)

Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin evropian. Një qendër ciklonare në Juglindje të Evropës sjell reshje dhe stuhi ere në Ballkan, Peloponez dhe brigjet e Detit të Zi.

Ndërkohë te tille vijojnë edhe gadishulli Iberik dhe Britania e Madhe, pjesë e Evropës Qendrore dhe vendet e Europës Lindore paraqiten me mot të qëndrueshëm.

Njihemi tani me kushtet e motit për sa i përket vendit tonë. Sipas MeteoAlb, vendi dominohet nga vranësira të shpeshta dhe reshje shiu në të gjithë territorin, më të dendura në Veri dhe Jug.

Pasditja sjell përmirësim të përkohshëm në Veri dhe Qendër, ndërsa Jugu dhe Juglindja mbeten me reshje shiu. Temperaturat zbresin nga 3°C deri në 16°. Era fryn  lindore-juglindore mbi 45 km/h ,krijon dallgëzim 3 ballë.

Do të njihemi tani me kushtet e motit në rajon dhe Evropë për ditën e nesërme. Stuhi ere dhe shira intensivë paraqiten në Ishujt Britanikë, gadishullin Iberik dhe Evropën Qendrore.

Ballkani dhe brigjet e Detit të Zi kanë reshje shiu e dëbore me intensitet të ulët. Ndërsa vendet Nordike, rajoni i Baltikut dhe Evropa Lindore mbeten me mot të qëndrueshëm.

Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, Paraditja sjell alternime kthjellimesh dhe vranësirash, më të theksuara në Verilindje.

Pasditja dhe nata sjellin shtim të vranësirave dhe reshje shiu në zonat e ulëta e bregdet, si dhe dëborë në zonat e thella malore. Temperaturat variojnë nga 2°C deri në 18°C. Era fryn  jugperëndimore mbi 40 km/h ,krijon dallgëzim 2 ballë.

EMISIONET