Heroina në Durrës, shoferi dhe pronari i linjës kyçin gojën, gjykata i lë në burg

Heroina në Durrës, shoferi dhe pronari i linjës kyçin

Gjykata e Durresit në seancen gjyqësore të sotme ka lënë në burg 2 të akuzuarit për trafik droge.

Pronarin e linjës së autobusit Durrës-Milano, Mikel Pici si dhe shoferin e autobusit ku u zbuluan 13 kg heroinë në sheshin e trageteve të Durresit.

2 te akuzuarit kanë kodin mafioz te heshtjes pasi nuk kanë pranuar të flasin as para hetuesve dhe as para trupit gjykues të kryesuar nga Rexhep Bekteshi, i cili e ka konsideruar të ligjshëm arrestimin e tyre dhe vendosi masë sigurie arrest me burg.

Prokurori Madrid Kullolli përfaqesonte akuzën dhe kërkoi më heret arrest me burg për 2 te pandehurit.

Gjate zhvillimit të procedures së pyetjeve për drogën e gjendur në autobus nga gjyqtari Bekteshi, të dy të akuzuarit kanë deklaruar se vijojnë tu qëndrojnë deklarimeve të mëparshme.

Pas kësaj ka nderhyrë prokurori Madrid Kullolli i cili u eshtë kundervënë atyre duke i u drejtuar gjyqtarit se ata nuk kishin pranuar që të deklaronin asgjë që nga momenti që ishin arrestuar në sheshin e trageteve.

durrës heroina ne durres

EMISIONET