“Hackerat” sheshit, Policia: Bëni Kujdes! Viktima të mashtrimit online edhe efektivë të policisë. Po hetojmë!

Pas denoncimeve të bisneseve dhe qytetarëve për një email të falsifikuar që mbante emrin e drejtorit të Policisë Kriminale, Njësia C ka nisur hetimet për të mësuar kush fshihet pas këtij mashtrimi.

Nga verifikimet e kryera deri më tani oficerët kibernetik nuk kanë arritur të gjurmojnë IP-në e tyrë me të dhëna të sakta.

Burimet i thanë “Ora News” se nga disa verifikime të kryera ka rezultuar se adresat e e-mailit që iu dërgohen personave me qëllim zhvatjën here paa herë ndyrshojnë vendndodhjen, ccka e bën të pamundur referimin e rastit të mashtrimit tek organet, si dhe tek eprori i tij Neritan Nallbati.

Aktualisht, në Drejtorinë e Përgjithshme qytetarë të ndryshëm vijnë e donocojnë këtë sulm kibernetik, ku pre e tyre kanë rënë edhe oficerë policie të sektorëve dhe drejtorive të ndryshme.

Sipas policisë, persona të paindentifikuar po dërgojnë e-mail qytetarëve dhe bisnesmenëve duke u hequr si drejtues të lartë të Policisë së Shtetit.

Në dokumentin që iu dërgohet flitet për një mandat gjykate dhe në rast mos përgjigjëje në kohë do të këtë penalitete.

Për të gjithë personat që në postën e tyrë elëktronike u ka ardhur një email i tillë ta denoncojnë rastin në emailin  [email protected].

policia edison vatnikaj hackerat

EMISIONET