Gramsh/ Vijon pastrimi i rrugës në hyrje të Liqenit të Banjës pas rrëshqitjes së gurëve

Gramsh/ Vijon pastrimi i rrugës në hyrje të Liqenit të

Në hyrje të Liqenit të Banjës në Gramsh prej tre ditësh po vijojnë punimet për pastrimin e gurëve të rënë në rrugë, si pasojë e rrëshqitjeve të dheut nga faqja e malit.

Ekipet ndodhen ende në terren duke larguar masivet e gurëve dhe duke punuar për të rikthyer qarkullimin normal në këtë segment rrugor që shërben edhe për lëvizjen e vizitorëve drejt zonës turistike.

Sipas situatës në terren, rruga mbetet pjesërisht e rrezikshme, pasi ekziston ende mundësia e rënies së gurëve nga shpati i malit, veçanërisht në orët me lagështi ose lëvizje të shtuar të terrenit.

Autoritetet u kanë bërë thirrje drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes gjatë kalimit në këtë segment, ndërsa puna për stabilizimin dhe pastrimin e plotë të zonës vijon.

 

EMISIONET