VIDEO/ Punimet e Salillarit “përmbytin” Laprakën
Në zonën e Laprakës në Tiranë janë raportuar dëmtime në tubacionet e ujësjellësit gjatë punimeve nga kompania "Salillari".
Sipas burimeve për Ora News, gjatë ndërhyrjeve, janë prekur dhe dëmtuar disa tubacione të rrjetit të ujit, duke shkaktuar përmbytje të zonës.
Pamjet e siguruara për Ora News, shfaqin se si banorët po hasin vështirësi në qarkullim për shkak të nivelit të ujit.
Si pasojë e dëmtimit, ujësjellësi ka pësuar çarje në disa pika, duke sjellë rrjedhje uji dhe ndërprerje të përkohshme në furnizim.
Nga dëshmitë e banorëve të zonës, kjo situatë raportohet të ketë filluar që prej orës 8:00 të mëngjesit të sotëm.

