EVROPA NË ALARM/ Mbi 3,700 vd*kje gjatë valës së të nxehtit në Francë, Belgjikë dhe Holandë

Franca, Holanda dhe Belgjika kanë raportuar mbi 3,700 vdekje shtesë gjatë valës së të nxehtit që goditi Evropën në fund të qershorit, sipas të dhënave të autoriteteve shëndetësore. Shifrat paraprake pritet të rriten, ndërsa analizat vijojnë.
Sipas ekspertëve, vala e të nxehtit që zgjati nga rreth 20 deri më 28 qershor është një nga më të fortat e regjistruara në Evropë, duke ndikuar në sistemet energjetike, infrastrukturën dhe shërbimet shëndetësore.
Shkencëtarët e lidhin këtë rritje ekstreme të temperaturave me ndryshimet klimatike, duke theksuar se fenomene të tilla po bëhen më të shpeshta dhe më intensive.
Në Francë janë regjistruar rreth 2,025 vdekje shtesë gjatë kësaj periudhe. Autoritetet shëndetësore raportojnë rritje të ndjeshme të vdekshmërisë, veçanërisht në zonat urbane si Parisi.
Në Belgjikë, Ministria e Shëndetësisë ka raportuar rreth 1,200 vdekje shtesë midis 18 dhe 29 qershorit. Sipas të dhënave, një pjesë e madhe e viktimave janë persona të moshuar, ndërsa një numër i konsiderueshëm i rasteve është regjistruar edhe te grupmoshat më të reja.
Autoritetet belge e kanë cilësuar këtë rritje të vdekshmërisë si të pazakontë për vendin. Raportet tregojnë se gjatë kulmit të valës së të nxehtit, temperaturat kanë arritur deri në 38–40°C në disa zona.
Në disa vende u shpallën alarme të kuqe dhe u anuluan aktivitete publike për shkak të rrezikut nga temperaturat ekstreme.


