Grabitja në Kamëz, policia jep detaje: Tre persona të maskuar dhe me automatik grabitën argjendarinë, u larguan me 'BMW'

Policia e Kamzës ka dhënë detaje të reja për grabitjen e një argjendarie. Sipas policisë, tre persona të maskuar nën kërcënimin e një automatiku kanë grabitur një argjendari në Kamëz dhe janë larguar me një automjet tip 'BMW'.

Njoftimi i policisë Kamëz:

Kamëz/Informacion paraprak

Më datë 28.11.2023, rreth orës 17:15, në rrugën “Nënë Tereza”, tre persona të maskuar, nën kërcënimin e një sendi të dyshuar si armë zjarri automatik, kanë marrë disa bizhuteri në argjendarinë e shtetases E. S., dhe më pas janë larguar me një automjet tip "BMW".

Shërbimet Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Janë ngritur pikat e përkohshme të kontrollit në qarqet Tiranë, Durrës, Lezhë, Kukës dhe Shkodër.

Për këtë rast është krijuar një grup i posaçëm hetimor me specialistë të strukturave të posaçme të luftës kundër krimeve të rënda.

Grupi hetimor mbi bazën e të dhënave të administruara po punon për zbardhjen e dokumentimin e autorësisë të kësaj ngjarje.

EMISIONET