Goditi shefin e Europolit në Policinë e Shtetit, Artan Bajraktari, vihet nën hetim 23-vjeçari

Goditi shefin e Europolit në Policinë e Shtetit, Artan Bajraktari,

Një 23-vjeçar është vënë nën hetim nga Prokuroria pasi në fillim të muajit Shkurt ka goditur shefin e Europolit në policinë e shtetit Artan Bajraktari.

23-vjeçari i identifikuar si Klesti Qordja gjatë lëvizjes me makinë në zonën e Laprakës është parakaluar nga shefi i Europolit por të riut nuk i ka dal inati ku e ka ndjekur nga mbrapa për ti kërkuar sqarim.

Sapo shefi i Europolit ka dal nga makina dhe duke iu prezantuar si zyrtar i policisë, Qordja e ka goditur me grusht dhe më pas është larguar.

23-vjeçari është ndaluar më pas Policia dhe e ka pranuar autorësinë e ngjarjes duke u shprehur se e ka goditur për shkak të vetëmbrojtjes pasi shefi i Interpolit i ka vënë dorën në qafë.

Ndaj 23-vjeçarit është ngritur akuza e plagosjes së lehtë më dashje nga Prokuroria Mirela Zavalani.

EMISIONET