SHUHET AUTORJA E PERSEPOLIS! Marjane Satrapi shuhet një vit pas humbjes së bashkëshortit! Bota humbet një zë të rëndësishëm të lirisë dhe artit

Marjanë Satrapi, autorja e njohur e “Persepolis” dhe një nga figurat më të rëndësishme të letërsisë grafike bashkëkohore, ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare. E njohur për krijimtarinë artistike dhe angazhimin në mbrojtje të të drejtave të njeriut, ajo la një ndikim të madh në kulturën botërore dhe në kauzat për liri e demokraci.

SHUHET AUTORJA E PERSEPOLIS! Marjane Satrapi shuhet një vit pas humbjes

Shkrimtarja, ilustratorja dhe regjisorja franko-iraniane Marjane Satrapi ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike dhe shoqërore. Lajmi u konfirmua nga familja e saj, e cila bëri të ditur se artistja u shua pak më shumë se një vit pas vdekjes së bashkëshortit të saj, Mattias Ripa.

E lindur në Rasht të Iranit në vitin 1969, Satrapi u vendos në Francë në vitin 1994 dhe u bë një nga figurat më të njohura të letërsisë grafike në botë. Fama ndërkombëtare erdhi me romanin grafik Persepolis, ku rrëfente jetën e saj gjatë revolucionit islamik në Iran, përballjen me ndryshimet politike dhe eksperiencën e emigrimit në Evropë.

Vepra u kthye shpejt në një sukses global dhe më vonë u përshtat në film të animuar, i cili fitoi Çmimin e Jurisë në Cannes Film Festival dhe u nominua për çmimet Oscar. Përveç “Persepolis”, Satrapi realizoi edhe filma të njohur si The Voices dhe Radioactive, duke u vlerësuar për stilin e saj unik artistik dhe trajtimin e temave sociale.

Përtej krijimtarisë, ajo ishte një aktiviste e zëshme për lirinë e shprehjes, të drejtat e grave dhe të drejtat e njeriut. Në vitet e fundit, Satrapi u bë një nga figurat më të rëndësishme të diasporës iraniane në mbështetje të lëvizjes “Grua, Jetë, Liri”, e cila mori hov pas vdekjes së Mahsa Amini. Në vitin 2024 ajo u nderua me Çmimin “Princesha e Asturias” për kontributin e saj në kulturë dhe shoqëri.

Vdekja e Marjane Satrapit konsiderohet humbja e një prej zërave më të rëndësishëm të letërsisë grafike moderne, një artisteje që përmes veprave të saj arriti të tregojë historinë e një brezi dhe të frymëzojë miliona njerëz në mbarë botën.

EMISIONET