Gjuha kineze në Shqipëri/ Të rinjtë: Kompanitë kineze më të fuqishmet në botë, na ndihmon për të ardhmen

Vitet e fundit në Shqipëri është vënë re një tendencë në rritje e fëmijëve dhe studentëve në mësimin e kinezishtes. Për ta kjo gjuhë është sa e bukur aq edhe sfiduese. Arsyet kryesore të mësimit të kinezishtes lidhen kryesisht me fuqinë ekonomike të Kinës dhe shikohet si mundësi punësimi për të ardhmen.


Tendenca për të mësuar gjuhën kineze sa vjen dhe rritet vitet e fundit.

Kjo është Anel. Që në moshën 3 vjeçare ka nisur të mësojë kinezishten. Pavarësisht vështirësive dhe ambientimit me karakteret, ajo përsëri thotë se gjuha kineze është interesante dhe e bukur.

“Unë kam nisur që të mësojë kinezishten që në moshën 3-vjeç. Më pëlqen, kam pasur pak vështirësi të mësoj karakteret. Nuk i di shumë mirë.”- thotë ajo.

E ndërsa për Perlën kjo është një gjuhë sfiduese.

“Më pëlqen shumë se është një gjuhë me sfida, gjithë thonë se është e vështirë por në fakt është gjuhë e lehtë."

Mësuesja Bej Lei pranon se interesi për mësimin e gjuhës kineze vit pas viti po rritet në Shqipëri.

“Shoh çdo ditë e më shumë njerëz shqiptarë të interesuar,si ta them…të mësojnë këtë gjuhë. Duhet ta pranojmë që ka dhe shume student që  mësojnë .Është kthyer në një lloj trendi.”

Bej Lei shprehet se kinezishtja nuk është një gjuhë e vështirë në të folur,por haste pak vështirësi në të shkruar, pasi nuk ka gramatikë.

“Nuk është shumë vështirë. Për fëmijët është më e lehtë të mësojnë këtë gjuhë të re dhe memorizojnë më shumë sesa të rriturit."

Por cilat janë arsyet se përse fëmijët kanë nisur mësimin e kësaj gjuhe? Për Perlën arsyeja lidhet me shkollimin.

“Në fakt, në Kinë shkenca është shumë e avancuar, në të gjithë botën, prandaj dua të shkojë."

Studentët e fakultetit të ekonomisë shfaqin më shumë interes në mësimin e kësaj gjuhe.Madje disa prej tyre e frekuentojnë këtë kurse intensivisht.

Gjuha kineze mund të ju ofrojë goxha mundësi fëmijëve në të ardhmen, qoftë studimi apo punësimi.”- shprehet Erjon Malaj, Drejtor i Institutit Konfuci.

Aktualisht në 5 shkolla në Shqipëri po testohet një projekt pilot për futjen e gjuhës kineze si lëndë mësimore.

EMISIONET