Raporti i OSBE-së për 25 prillin, Basha: Fakton se u blenë votat dhe u përdorën grupet kriminale

Raporti i OSBE-së për 25 prillin, Basha: Fakton se u blenë votat

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar pas publikimit të raportit të plotë të OSBE/ODHIR lidhur me zgjedhjet e 25 prillit në vendin tonë.

Basha shkruan në Facebook se ky raport e konfirmon se me 25 prill u tjetërsua vullneti i shqiptarëve.

Sipas Bashës raporti pohon se kishte blerje masive të votave, presion ndaj votuesve, keqpërdorim të aseteve publike, legalizime në këmbim të votave dhe përdorimi i grupeve kriminale.

Basha: Raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR konfirmon se me 25 prill u tjetërsua vullneti i shqiptarëve. Këto janë disa nga konkluzionet e raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR mbi 25 prillin:

- Blerja masive e votave.

- Presioni ndaj votuesve.

- Shkrirja në një e partisë në pushtet me shtetin.

- Keqpërdorimi i aseteve publike në avantazh të partisë në pushtet.

- Abuzimi me pushtetin dhe funksionet publike.

- Rritje e punësimit në administratën publike me qëllime elektorale.

- Presion mbi administratën publike për të votuar partinë në pushtet.

- Përdorimi i fondeve të rindërtimit për të orientuar votën.

- Legalizime në këmbim të votës.

- Vjedhja e të dhënave private dhe personale të shqiptarëve nga partia në pushtet dhe ngritja e sistemit kriminal të patronazhistëve duke ushtruar përmes këtij sistemi presione dhe shantazhe ndaj qytetarëve.

- Përdorimi i grupeve kriminale për të ushtruar presion ndaj zgjedhësve.

- Ndryshimet kushtetuese të njëanshme, në kundërshtim me rekomandimet e Komisionit të Venecias.

E përmbledhur me dy fjalë: MASAKËR ZGJEDHORE!

Raporti konfirmon atë që të gjithë shqiptarët e dinë tashmë: 25 prilli nuk kishte lidhje me demokracinë dhe zgjedhjet e lira e të ndershme.

EMISIONET