Wizard Liz mahnit shqiptarët me komplimentet: Ne i duam gratë shqiptare

Wizard Liz mahnit shqiptarët me komplimentet: Ne i duam gratë

Influencuesja e njohur belge, Wizard Liz, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve shqiptarë pas një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ku ajo shfaq admirimin e saj për një vajzë shqiptare.

Në videon që është bërë virale në TikTok, Liz dëgjohet teksa komplimenton një kameriere shqiptare që e kishte njohur gjatë pushimeve.

“Ne i duam gratë shqiptare. Kamarierja këtu më njohu, djema. Ajo është shqiptare, është shumë e bukur”, shprehet ajo në video.

Më pas, së bashku me shoqen e saj, influencuesja dëgjohet duke përdorur edhe disa fjalë në gjuhën shqipe, duke thënë: “Të dua, zemër”.

Videoja ka marrë reagime të shumta nga përdoruesit shqiptarë, të cilët kanë shpërndarë momentin dhe kanë vlerësuar komentet pozitive të influencueses belge.

Wizard Liz është një nga krijueset më të ndjekura në rrjetet sociale, e njohur për përmbajtjet që lidhen me vetëzhvillimin, bukurinë dhe stilin e jetesës. Ajo ka krijuar një komunitet të madh ndjekësish falë mesazheve motivuese dhe rrëfimeve personale.

Në të kaluarën, influencuesja ka folur publikisht për përvojat e saj personale dhe ndryshimet në jetën e saj, duke u bërë një figurë e ndjekur nga miliona persona në mbarë botën.

Ndërkohë, videoja e fundit ka rikthyer vëmendjen te Wizard Liz dhe raporti i saj me audienca të ndryshme, përfshirë edhe ndjekësit shqiptarë.

EMISIONET