Kokainë në plehun kimik nga Mali i Zi në Fier, operacioni i policisë dhe DEA-s arreston 15 persona

Një sasi e madhe kokaine është sekuestruar në një aksion madh të policisë malazeze dhe asaj shqiptare, si dhe DEA-s amerikane. 

Mësohet se rreth 400 kg pleh kimik ka ardhur nga Mali i Zi në Shqipëri e përzier me kokainë.

Ndërsa laboratori i përpunimit të drogës është i lokalizuar në Fratar të Fierit.

Deri më tani janë arrestuar 15 persona, ku katër të arrestuarit në tiranë sot janë pjesë e këtij grupi.

Bëhet me dije se këta persona u arrestuan sepse kanë dalë në përgjime dhe mbaheshin në vëzhgim. Po ashtu janë ane sekuestruar dhe 2 kallashnikovë, një shotgun dhe një çifte

Droga ka zbritur në Portin e Tivarit, Mali i Zi në korrik, nga atje është transportuar për në Fier. Prej asaj kohe janë mbajtur në përgjim personat dhe sot është ndërhyrë.


Sipas të njëjtave informacione, kokaina, e fshehur në thasë u zbulua nga policia malazeze në korrik, me ndihmën e Drejtorisë së të Ardhurave dhe Doganave, pasi ngarkesa mbërriti në Portin e Tivarit.

Inspektorët e Sektorit Kundër Krimit atëherë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Lartë të Shtetit dhe kolegë nga Shqipëria, vlerësuan se e mbanin nën vëzhgim dërgesën derisa të vinte porositësi për të, gjë që ndodhi sot.

EMISIONET