Laborator kokaine në Fier/ DEA zbarkon në Shqipëri, 3 muaj hetime, 15 të arrestuar

Kamionët e policise zbarkuan natën e të enjtes, 24 nëntor 2022, në Frakull të Madhe të Fierit, jo për çështje emergjence të popullatës, por për tu ngarkuar me thasë kokaine.

Raportimet e para bënë të ditur për rreth 200 thasë të mbushur me drogë dhe pleh kimik.

Pikërisht në këtë fshat me ndërhyrjen e DEA-s amerikane u zbulua një laborator i përpunimit të kokainës.

Droga mësohet se vinte nga Mali i Zi, porti i Tivarit, dhe ishte ngarkuar për të mbërritur te ky laborator i cili u zbulua në oborrin e shtëpisë së ish-kryetarit të komunës, Viktor Çervenaku.

Laborator kokaine në Fier/ DEA zbarkon në Shqipëri, 3 muaj

Rreth 15 persona përfunduan në pranga. Për të zbuluar porositësit, hetuesit vëzhguan të gjithë protagonistët e rrjetit të transportit të drogës me origjinë nga Amerika Latine.

Ndërkohë mësohet se përgjimet kanë nisur që në fillim të gushtit dhe më pas është arritur të zbulohet ngarkesa e lëndës narkotike.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Gjatë operacionit u kapën dhe disa armë zjarri pistoletë dhe kallashnikovë.

E vetmja dëshmi erdhi gjatë operacionit nga kryeplaku i fshatit, Frakull e Madhe.

"Kishte vetëm fishekë. Thasët kanë pleh kimik. Shtëpia është e Viktor Çervanakut."

Laborator kokaine në Fier/ DEA zbarkon në Shqipëri, 3 muaj

Pritet të kryhet ekspertiza e lëndës narkotike në Tiranë nga ku do të dalë dhe sasia e plotë e saj për shkak se ishte e përzier me plehun kimik.

Laborator kokaine në Fier/ DEA zbarkon në Shqipëri, 3 muaj

Lajme të tjera nga operacioni antidrogë

Laborator kokaine në Fier/ DEA zbarkon në Shqipëri, 3 muaj

Laborator kokaine në Fier/ DEA zbarkon në Shqipëri, 3 muaj

Laborator kokaine në Fier/ DEA zbarkon në Shqipëri, 3 muaj

EMISIONET