Lefter Maliqi i bën thirrje Policisë së Shtetit: Sot distancohuni nga çdo provokim dhe urdhër politik.

Lefter Maliqi i bën thirrje Policisë së Shtetit: Sot distancohuni

Një thirrje e fortë politike dhe qytetare është bërë publike nga Lefter Maliqi, i cili u bën apel forcave të Policisë së Shtetit dhe qytetarëve që të distancohen nga çdo ndikim politik dhe të bashkohen në protestën e paralajmëruar në Tiranë.

"Thirrje Policisë së Shtetit: Sot distancohuni nga çdo provokim dhe urdhër politik.

Sot Tirana është në duart e popullit. Ju jeni pjesë e popullit, mos u keqpërdorni nga Rilindja e krimit. Shteti i kalbur ka rënë, pushteti është i popullit. Ju jeni në shërbim të popullit dhe kundër krimit, bandave e oligarkëve të bërë njësh me Ramën dhe qeverinë e krimit.

Uragani sot është mesazh i qartë për narkoshtetin: qeveri teknike, zgjedhje të lira, lista të hapura.

Ju sot jeni njësh me popullin, pasi edhe ju jeni të nëpërkëmbur e të keqpërdorur, pa kushte të denja dhe me paga minimale.

Forca rini! Sot është dita jote. Rama ik tani, nesër do të jetë shumë vonë dhe fundin do ta kesh të hidhur.

Rroftë populli shqiptar! Sot, ora 19:00, Tirana tejmbushet me shqiptarë dhe flamurin kombëtar.Sot ushton jehona! Pushteti në duart tona", shkruan Lefter Maliqi.

EMISIONET