Gjendet i pajetë një 65-vjeçar në Korçë, trupi u zbulua në një përrua të thatë në fshatin Qatrom
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Qershor 2026, 15:29

Një 65-vjeçar është gjetur i pajetë në fshatin Qatrom në Korçë.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se viktima mund të jetë i pastrehë.
Ai është gjetur në një përrua të thatë, ndërsa nuk ka shenja dhune nga kqyrja paraprake e trupit.
Dyshohet se viktima mund të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të bërë zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa trupi u dërgua në morgun e spitalit të Korçës për ekspertizën mjeko-ligjore.


