Gerti Bogdani: Tirana ka nevojë për ndryshim, të mos jetë me kulla xhami në qendër e Kandahar në lagje

Gert Bogdani është një ndër 7 kandidatët që kanë hyrë në garën e primareve të Partisë Demokratike për të dalë më pas përballë Erion Velisë në zgjedhjet e 14 majit 2023 për të marrë drejtimin e bashkisë së Tiranës

Dy problematikat kryesore janë trafiku, dhe parkimi në Tiranë

“Banorët sot gdhihen me gjoba çdo ditë. “Madje gjobë tek xhami para dhe tek xhami pas” tregon Bogdani historinë e një miku të tij.

Një propozim: Bashkia e Tiranës e ka mundësinë të ofrojë transport falas për fëmijët e vegjël për kopshtin dhe shkollat fillore. Kjo lehtëson prindërit por dhe trafikun” tha Bogdani I ftuar në emisionin “Ditë e Re”

Disa janë zgjidhje që nuk kërkojnë kohë por janë çështje vullneti.

Një rast është dhe çështja e produkteve bujqësore.

“Shumë mblidhen e hidhen se nuk ka ku të shiten ndërkohë bashkia e Tiranës shpenzon mbi 4 mln euro për të blerë ushqime fruta perime zarzavate për kopshtet në varësi. Pse të bëjmë tendera miliona euro e të mos ndërtojmë zinxhirin që produktet bio të këtyre banorëve. Mundi e djersa e banorëve s’u shkon dëm e bashkia kursen” tregon Bogdani.

Po kush e nxiti?

“Propozimi erdhi nga baza e PD-së dhe pas konsultimeve me anëtarë të PD-së dhe qytetarë të Tiranës mora vendimin.

Gerti Bogdani: Tirana sot ka nevojë për ndryshim. Jo vetëm të heqim këtë kryetar por ka nevojë për ndryshim në frymën e qeverisjes.  Tirana duhet të jetë një qytet që i jep dinjitet njerëzve. Të mos ketë kulla xhami në qendër e Kandahar në lagje. Që ka prespektivë dhe që ndërtohet për të ardhmen. Dhe që i rrit mirëqënien e qytetarëve.

Kullat ekzistojnë a mund të zhbëhet?
Gerti Bogdani:  Hapi i parë është të parandalohet. Ka shumë zona ku mund të ndërhyhet ende për tu krijuar mundësitë për hapësira të gjelbërta, dhe vende parkimi. Ka ende mundësi për të zgjeruar rrugë e hapen rugë të reja. Në këto 8 vite nuk është ndërtuar asgjë tjetër veçse pallateve. Tirana ka mundësi për tu bërë i jetueshëm për banorët e vet.

E pyetur nga moderatorja Arjola Shehu se cili ka qenë reagimi i familjeve tregon: "Familja është mbështetësja ime më e madhe jo vetëm për kandidaturën por për ti bërë gjërat mirë. Tiranën e shohim si shtëpinë tonë, e familjen tonë dhe në fund të ditës duhet të jetë krenaria jonë.

Si të janë dukur emrat e kandidatëve të tjerë?

Gerti Bogdani: Një nga arsyet pse kam vendosur të kandidoj është se përmbush të dy anët e medaljes. Duhet energji dhe frymëzim i bazës së PD por dhe besim tek qytetarët që nuk janë anëtarë të PD-së. I përbashkoj demokratët në këtë situatë të vështirë që kemi dhe jam i bindur që në 14 maj do të jemi bashkë të mundim Erion Veliajn.

Bogdani e mbyll intervistën duke premtuar se do të jetë në krye të bashkisë për njerëzit pa asnjë ditë pushimi, nga e hëna në të dielë.

EMISIONET