Fruthi po “pushton” Europën, mjeku pediatër: S’ka asnjë rast tek ne! Prindërit dyshues për kryerjen e vaksinës

Sipas Insitututit të Shëndetit Publik, në rajonin europian fruthi po rimëkëmbet. 

Ai përhapet 6 herë më shpejt se sa gripi, ndaj apeli i ekspertëve është vaksinimi i fëmijëve.

Mjeku pediatër në Qendrën Shëndetësore nr. 10 në Tiranë, Bektash Madri, duke u nisur nga puna e tij e përditshme, thotë se fatmirësisht në vendin tonë nuk ka pasur raste.

Bektash Madri, mjek pediatër: “Është e vërtetë që fruthi po përhapet, edhe në Kosovë janë shfaqur raste. Unë faktikisht nuk kam pasur raste të tilla të fëmijëve me fruth”.

Vaksina kundër fruthit që injektohet në moshën 1-vjeçare, është më efikase për t’u mbrojtur prej kësaj sëmundjeje, po duket se jo të gjithë prindërit janë gati për t’ja kryer fëmijës.

Bektash Madri, mjek pediatër: “Janë një pjesë që kërkojnë ta shtyjnë me 1 apo 2 muaj, dhe pastaj këta janë ata që realisht e bëjnë vaksinën. Por ka raste që janë dhe intelektualë dhe janë të prerë dhe nuk e bëjnë për asnjë arsye vaksinën”.

Dyshimi se mund të jetë shkaktarja e shfaqjes së Autizmit, është arsyeja përse prindrit stepen.

Bektash Madri, mjek pediatër: “Vitet e fundit nuk janë të pakta rastet që vijnë prindërit dhe duan ta shmangin vaksinën. Por realisht nuk është vaksina shkaktare e autizmit. Fakti që u rrit pas viteve 2000, unë ia atribuoj kushteve sociale dhe ekonomike. Përdorimi i duhanit, tek femrat përdorimi i alkoolit, përdorimi i drogërave të ndryshme”.  

Fruthi mund të kaloj edhe një fëmijë i  pavaksianuar te një i vaksinaur, por shqetësimet shëndetësore të këtij të fundit janë më të lehta.

Bektash Madri, mjek pediatër: “Tek fëmijët që janë të vaksinuar kemi një sëmindje më të lehtë, e cila fillon me temperaturë, skuqje sysh, puçra të trupit”.

Veç marrjes së dozës kundër kësaj sëmundjeje infektive, higjiena është shuëm e rëndësishme për tu mbrojtur prej saj. 

anxhela celibashi fruthi bektash madri

EMISIONET