Interpoli dhe policia e Durrësit aksion për makina të vjedhura në Perëndim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Prill 2023, 13:52
Interpoli në bashkëpunim me policinë rrugore të Durrësit kanë nisur një "gjueti" për makina luksoze që dyshohet të jenë vjedhur në perëndim.
Ata kanë bërë një postbllok në rrugën dalëse Durrës - Tiranë dhe deri në orët e mesditës mësohet se janë ndaluar dhe bllokuar për kontroll më të plotë rreth 11 mjete.
Sipas burimeve, specialistet e policisë po fusin fisha në kroskotet e mjeteve që ndalohen, për te kontrolluar numrat e shasive ose për mundësinë e fshehjes së sendeve të ndaluara.