FOTO+EMRI/ 14-vjeçari nga Hasi merr makinën e të atit dhe “zhduket” në Kosovë! Familja kërkon ndihmën e Policisë së Kosovës dhe Shqipërisë

FOTO+EMRI/ 14-vjeçari nga Hasi merr makinën e të atit dhe

Një familje nga Hasi i Kukësit kërkon ndihmën e autoriteteve të Kosovës dhe Shqipërisë për gjetjen e djalit të tyre, 14-vjeccar, i cili pasi ka marrë pa leje makinën e të atit është zhdukur prej ditës së djeshme në territorin e Kosovës.

JA DENONCIMI I FAMILJARËVE

Përshëndetje! Ka humbur një djalë, i mitur 14 vjeç, nga fshati Golaj, Has, Shqipëri, i cili quhet Mariglen Dauti. Pasi mori makinën e babait të tij pa dijeni, makina asht “Mercedes Benz”, me targa AB 379 RY, hera e fundit që u pa ishte në një karburant “Petrol pomp”, në segmentin Pejë – Prishtinë, në orën 16:00 më datën 5.1.2026.

Datëlindja e Mariglenit 29.1.2012. Kërkojmë ndihmën e Policisë së Kosovës dhe Shqipërisë, fëmija asht pa dokumente me vete.

FOTO+EMRI/ 14-vjeçari nga Hasi merr makinën e të atit dhe
Ne foto: Adoleshenti Mariglen Dauti

EMISIONET