"Kurti do të "frikësojë" opozitën"/ Presidenti i ri, Veliu: LVV po ushtron presion për të votuar kandidatin e saj

I ftuar në hapësirën "Për Shqiptarët", në "Ora News" analisti Lulzim Veliu, njëherësh njohës i çështjeve rajonale, ka dhënë komentin e tij se si do të vijojë shteti i Kosovës pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Gjatë analizës së tij, Veliu u shpreh se Kurti është duke ushtruar presion ndaj opozitës, lidhur me zgjedhje e kandidatit për presidentin e ri në Kosovë.

Pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, një gjë është e qartë institucionet e Kosovës mund të krijohen shumë shpejt. Në momentin që kemi një certifikimin e rezultateve, Kuvendi mund të konstituohet. Mund të krijohet edhe qeveria pasi LVV si forca kryesore në vend, i ka numrat e mjaftueshëm për të krijuar qeverinë.

Mirëpo, fill pas kësaj ka një problematikë tjetër, e cila gjë që e kemi ditur edhe para një viti. Në kohën kur ishim në fushatën zgjedhore për zgjedhjet e shkurtit që kaloi, ku presidenti i vendit duhet të zgjidhet një vit pas mbajtjes së zgjedhjeve. Një gjë të tillë nuk e kanë menduar, një gjë të tillë e kanë neglizhuar.

Ndërsa tani zoti Kurti, kandidati për kryeministër në një far forme me deklaratat e tij më duket sikur, i bën ato për të frikësuar opozitën se ai mund t’i “rrah” edhe më shumë se në zgjedhjet e dhjetorit po qe se nuk votojnë kandidatin e tij.

Gjë që për mendimin tim, nuk është e lirë nuk i kontribuon demokracisë.” - tha ai.

NDIQNI INTERVISTEN E PLOTE ME LULZIM VELIUN

EMISIONET