FOTO/ Përfshihet nga flakët godina e Postës Shqiptare në Gjirokastër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Korrik 2026, 11:07

Një vatër zjarri është regjistruar paraditen e sotme në Pazarin e Gjirokastrës, pranë godinës së Postës Shqiptare e cila është përfshirë nga flakët në zonën e tabelave reklamuese.
Zjarri rrezikonte jo vetëm godinën e postës por edhe banesat që janë pjesë e të njejtit objekt. Forcat e shërbimit zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes duke neutralizuar plotësisht flakët.
Për fat të mirë zjarri nuk ka shkaktuar dëme materiale apo pasoja për banorët.
