Erion Veliaj përdor Inteligjencën Artificiale për të gënjyer mbi vendimin e Kushtetueses

Erion Veliaj përdor Inteligjencën Artificiale për të

Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale, Erion Veliaj, për të shitur si fitore humbjet dhe dështimet e tij, ka nisur të përdorë Inteligjencën Artificiale për të bërë postime.

Kjo ka ndodhur së fundi ku ka dalë zbuluar se përdor Inteligjencën Artificiale për të thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ishte në favor të tij.

Pas lobimeve qindra mijëra dollarëshe, artikujve të paguar në media ndërkombëtare, Veliaj duket se këtë herë propagandën, përveç ushtarëve të tij mediatikë dhe studiove të tij ligjore lobiste, ia ka besuar Inteligjencës Artificiale.

Në një status të gjatë në rrjetet e tij sociale që flet për vendimin e Gjykatës Kushtetuese thuhet qartazi se përmbajtja është e përpiluar me Inteligjencë Artificiale.

Erion Veliaj përdor Inteligjencën Artificiale për të

Pasi të gjitha burimet e tij të inteligjencës reale po shterojnë me gënjeshtrat që u zbardhën rast pas rasti, Erion Veliaj këtë herë ka vendosur të përdorë Inteligjencën Artificiale.

Por në fakt ajo që Gjykata Kushtetuese ka bërë është rrëzimi për ankimimin e bërë nga kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, në lidhje me shfuqizimin e vendimit të gjyqtares Etleva Deda të datës 9 shkurt të vitit 2026 për kalimin në gjykim me themel të çështjes në ngarkim të tij dhe 29 personave të tjerë.

Kushtetuesja, pavarësisht qëndrimeve të dobëta të disa anëtarëve të saj, ia ka rrëzuar të gjitha kërkesat Erion Veliajt.

Gjykata Kushtetuese nuk e ka futur në shqyrtim ankimimin në seancë plenare dhe përgjigjja ndaj Veliajt e thënë thjesht, shkurt dhe qartë ishte: “Shko gjykohu, akuzat janë të mjaftueshme”.

Gjykata Kushtetuese shfuqizoi pjesërisht vendimin, dhe detyron Erion Veliajn të vazhdojë të qëndrojë në burg, ndërkohë urdhëron Gjykatën e Lartë të kopsisë më mirë dhe më fort arsyetimin e vendimit pse Veliaj duhet të qëndrojë në burg.

Gjykata Kushtetuese, e cila është e mbushur me miq dhe kamikazë të Veliajt, ia ka dhënë përgjigjen, e cila është një tjetër grusht në fytyrën e Erion Veliajt duke i thënë, "shko gjykohu, akuzat janë atje", sepse kërkesa jote nuk mund të shqyrtohet edhe kur ia thonë katër kamikazët e tij, kuptohet qartë e gjithë situata./ CNA

EMISIONET