Ç'ndodhi? Mbyllet projekti i sapohapur i Donaldit & Romeos?

Ç'ndodhi? Mbyllet projekti i sapohapur i Donaldit & Romeos?

Platforma X Media, e krijuar nga Donald dhe Romeo Veshaj, nuk ka publikuar përmbajtje të re prej më shumë se tre javësh, duke nxitur pikëpyetje mes ndjekësve për të ardhmen e projektit.

Publikimi i fundit në platformë daton më 13 qershor dhe ishte emisioni “Më Lër Ta Mbaroj”. Në fund të atij episodi, Donaldi u shpreh: “shihemi javën tjetër”, por që prej asaj kohe nuk është transmetuar asnjë program i ri dhe nuk është dhënë asnjë sqarim publik për ndërprerjen e aktivitetit.

Heshtja e platformës vjen në një periudhë kur vëllezërit Veshaj kanë qenë në qendër të vëmendjes edhe për zhvillime të tjera. Gjatë muajit maj u raportua se Donald Veshaj, së bashku me ortakët e tij, ka aplikuar për një leje zhvillimi për ndërtimin e një kulle 33-katëshe në Vlorë.

Ndërkohë, sipas informacioneve të publikuara nga Prive By Liberta Spahiu, brenda X Media kanë nisur ndryshime në staf. Mësohet se një pjesë e ekipit nuk do të jetë më pjesë e platformës, çka lë të kuptohet se pas ndërprerjes së programacionit mund të fshihen riorganizime të brendshme.

Për momentin, Donald dhe Romeo Veshaj nuk kanë reaguar publikisht për arsyet e kësaj pauze, ndërsa mbetet e paqartë se kur dhe në çfarë forme do të rikthehet programacioni i X Media.

Ç'ndodhi? Mbyllet projekti i sapohapur i Donaldit & Romeos?

EMISIONET