FOTO-LAJMI/ Me pistoletë në dorë, ja momenti kur autori i vrasjes në Kavajë largohet me vrap
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 22 Maj 2023, 11:42
Ky është momenti kur Habib Rexha, autori i dyshuar i vrasjes së djeshme në Kavajë, largohet me vrap pasi ka kryer krimin.
"Ora News" kanë publikuar foton kur Rexha është fiksuar me pistoletë në dorë.
Fotoja është kapur nga kamerat e sigurisë së një biznesi rreth 100 metra larg vendit të ngjarjes.
Autori i krimit është duke ikur me vrap, i pamaskuar, me një çantë në dorë dhe pistoletën përpara.
Habib Rexha ekzekutoi një ditë më parë Arjan Gosën si hakmarrje për vëllain e tij.