FOTO-Lajmi/ Ky është pronari me 2 emra i 27 serave të kanabisit në Malësinë e Madhe
Ky që po shihni në foton e siguruar eksluzivisht nga “Ora News” është Nesti Delaj alias Ernest Veshtaj, personi i arrestuar në flagrancë gjatë megaoperacionit policor të koduar “Krateri” në Malësinë e Madhe.
Operacioni
Gjatë kontrollit masiv të territorit, me mbështetjen e inteligjencës informative, u zbuluan 27 sera brenda të cilave ishin kultivuar në kubikë, rreth 8 000 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.
Fidanët në kubikë, ishin gati për t’u shpërndarë, me qëllim kultivimin e tyre në tokë.
Ndërkaq policia njoftoi se ishin vënë në pranga 52-vjeçari me dy emra Nesti Delaj alias Ernest Veshtaj, i dyshuar si organizatori i kësaj veprimtarie kriminale.
Në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi 3 armë gjahu, municion luftarak dhe 5 armë të ftohta (thika) që i mbante pa leje.
Po ashtu janë proceduar penalisht me akuzën e shpërdorimit të detyrës, 3 punonjës të bashkisë Malësi e Madhe (Drejtori i Shërbimit Pyjor, specialisti i Ujësjellësit dhe hidrauliku i Ujësjellësit).
Bëhet fjalë për shtetasit Gjovalin Gjekaj, Roland Gjekaj dhe Arben Hysaj.