FOTO-LAJMI/ Ky është “Audi” me të cilën u arratis Altin Ndoci

Makina që shikoni në foton e mësipërme, është mjeti tip “Audi”, me targë ‘AB 700 RS’, me të cilin dyshohet se është arratisur ditën e sotme nga spitali Rajonal i Durrësit, Altin Ndoci.

Sipas informacioneve, arratisja e Ndocit ishte e mirëplanifikuar, pasi automjeti në fjalë ka qenë duke e pritur atë në parkingun e spitalit.

FOTO-LAJMI/ Ky është “Audi” me të cilën u

Ndoci ishte paraqitur në spital për ndihmë mjekësore dhe ka kërkuar të shkojë në tualet. Aty është shoqëruar nga dy policë të burgjeve të cilët i ka dhunuar dhe më pas është larguar me vrap. Ai ka hipur në Audin e bardhë dhe dyshohet se është nisur drejt Spitallës.

Nuk dihet ende se kush ka ndihmuar në arratisjen e Ndocit, ndërsa sipas informacioneve ai ishte anëtar i bandës kriminale të Copjave.

Altin Ndoci akuzohet nga SPAK, vrasje, grup kriminal etj. Ai ka qenë pjesëmarrës në masakrën e Bradasheshit, ku mbeti i vrarë vëllai i Endrit Alibej i njohur si Tarzai, xhaxhait Arben Dylgjeri dhe një shtetasi turk.

Në një dosje tjetër Altin Ndoci, akuzohet nga SPAK dhe Nuredin Dumani si pjesëmarrës në vrasjen e Andi Zylyfit dhe plagosjen e Ardit Uruçit kryer në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”.

Gjithashtu Ndoci, akuzohet për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, shpërthyese dhe i municionit”, e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, (në rolin e pjesëmarrësit).

EMISIONET