Guri: Situata po stabilizohet, nis procesi i verifikimit të dëmeve
Zëvendësministri i Bujqësisë, Fatmir Guri, ishte i ftuar në emisionin “Epiqendër”, të moderuar nga gazetarja Sonila Musai, ku foli për pasojat e krijuara nga reshjet intensive të shiut.
Gjatë intervistës, Guri theksoi se situata aktualisht është stabilizuar, ndërsa institucionet po vijojnë të monitorojnë nga afër zonat e prekura.
Ai shtoi se po punohet me vëmendje të shtuar dhe se ka nisur edhe procesi i verifikimit të dëmeve të shkaktuara nga reshjet, me qëllim evidentimin e nevojave për mbështetje dhe ndërhyrje në bujqësi dhe blegtori.

