Fiket totalisht zjarri në Llaman, nis hetimi për zjarrvënie të qëllimshme

Fiket totalisht zjarri në Llaman, nis hetimi për zjarrvënie

Përsa i përket zjarrit në Llaman, situata është normalizuar. Në orën 06:00 të mëngjesit të sotëm zjarri është fikur totalisht.

Sipas raportimeve, nga flakët janë djegur 20 hektarë të mbjella me shkurre dhe barishte.

Zjarri ka rënë në vendin e quajtur Kodra e Trimave. Po hetohet rasti si zjarrvënie e qëllimshme.

Në aksion për shuarjen e flakëve janë angazhuar 5 mjete zjarrfikëse të Bashkisë Himarë, drejtoria e Pyjores dhe Shtabi i Emergjencave Civile në këtë bashki. Territori po mbahet në monitorim pasi ka rrezik nga drurët që janë djegur që mund të rindizen sërish.

Për shumë minuta kanë rrezikuar edhe banesa si dhe njësi hoteliere që gjendeshin aty pranë. 

EMISIONET