Emiri në krye të Këshillit të PD-së: Nuk e kërkova politikën, por pranova përgjegjësinë

Aktorja dhe aktivistja Juli Emiri ka folur pas zgjedhjes së saj si Kryetare e Këshillit të Partisë Demokratike, duke e cilësuar këtë detyrë si një përgjegjësi të madhe dhe jo thjesht si një vlerësim personal.

Në një intervistë për “Ora News”, Emiri tha se ftesa për t’u angazhuar në politikë ishte një vlerësim për kontributin e saj ndër vite, por mbi të gjitha një besim që duhet ta justifikojë.

“Është një vlerësim shumë i madh dhe e ndjej sikur më është dëgjuar zëri nga kontributi i gjatë që kam bërë. Por unë e shikoj si një përgjegjësi shumë të madhe”, u shpreh Emiri.

Ajo falënderoi kreun e PD-së, Sali Berisha, për besimin e dhënë, duke theksuar se nuk e kishte kërkuar një post politik dhe se angazhimi i saj ka ardhur nga bindjet dhe aktivizimi qytetar.

Juli Emiri tha se rrugëtimi i saj me Partinë Demokratike ka nisur nga kauza e Teatrit Kombëtar dhe protestat qytetare, ndërsa më pas është zhvilluar gradualisht drejt një angazhimi politik.

“Unë nuk kam nisur kurrë një rrugëtim për një synim politik. Do të vazhdoja të isha në krah të Partisë Demokratike edhe në protesta, sepse besoja te ajo që bëja”, deklaroi ajo.

E pyetur për rolin e ri në strukturën drejtuese të PD-së, Emiri u shpreh se deri tani ka ndjerë hapësirë për të dhënë ide dhe për të kontribuar.

“Energjia që kam marrë është që të jepet liri për të propozuar, për të thënë mendimin dhe për të dhënë kontributin tënd”, tha ajo.

Sipas saj, afrimi me Partinë Demokratike ka ardhur natyrshëm edhe për shkak të bindjeve të saj politike dhe besimit se kjo forcë përfaqëson një alternativë për ndryshim.

Juli Emiri: Kur shikoj shumë se nga jashtë mund të duket si diçka shumë e bukur si marrja e një posti, si vlerësim është pa diskutim. Është vlerësim shumë i madh edhe e ndjej sikur më është dëgjuar zëri nga kontributi i gjatë që unë e kam bërë faktikisht për një qëllim të brendshëm, nuk e kam bërë për dukje, po të vjen një pikë që vlerësohesh.

Dhe për këtë dua të theksoj që jam mirënjohëse, pa diskutim, profesor doktor Sali Berishës që ma ofroi. Ishte një ftesë absolutisht, por që ta mbarojmë fjalinë e parë si me thënë. Është vlerësim, por me thënë të drejtën unë e shikoj shumë përgjegjësi dhe ndonëse mund të duket, se këtu e nisa, ndonëse mund të duket shumë e bukur nga jashtë, nuk e di si mund të duket se edhe e shikoj dhe nga komplimentat që marr apo urimet, por unë e shikoj si një detyrë që të ngarkojnë si një e kam marrë shumë si përgjegjësi.

Po, është shumë më shumë, po, shumë më shumë ajo, dhe shpresoj që ta përligj besimin. Është një besim që të jepet që unë shpresoj ta përligj sesa të ndjej atë kënaqësinë po themi. Ishte një ftesë nga Partia Demokratike dhe jo për shkak të kauzave që ne ju kemi parë herë pas here, sikurse në aktivizëm, por po ashtu edhe si aktoreUnë kam marrë pjesë gjithmonë se kam besuar te ajo që bëj, që në protestën e teatrit e më tej siç dihet.

Nuk kam nisur kurrë një rrugëtim për një synim politik. Nuk kisha për ta kërkuar ndonjëherë, as nuk e kam kërkuar, as nuk kisha për ta kërkuar ndonjëherë dhe do vazhdoja të rrija në krah të Partisë Demokratike, sepse ashtu e besoj unë që duhet, është rruga e duhur për të ndryshuar shumë gjëra: Absolutisht. Po do vazhdoja po njëlloj nëpër protesta, por m'u ofrua. Ata e kanë gjykuar figurën time për shumë arsye ndoshta që unë disa mund t'i marr me mend, disa mund të mos i di, por është pa diskutim në momentin që të jepet një përgjegjësi. Duhet ta pranosh mendoj. Se përndryshe i bie që t'i shmangesh... Përgjegjësive. Folësi përgjegjësive. Kështu e shikoj.

Tani të punoj brenda partisë nuk e di akoma të shikoj, por mund të them.  Dhe mund të them që energjia që kam marrë deri tani dhe përshtypjet që kam marrë dhe nga shumë të tjerë që janë pjesë e Partisë Demokratike, është që zoti Berisha të jep një hapësirë shumë të lirë për të punuar. Domethënë të krijon rrethanat që ti të mund t'i japësh mendimin tënd, sugjerimin tënd, kontributin tënd dhe energjia , ajo përshtypje që unë kam pasur nga ato takime që kam pasur është e këtij lloji, shumë, një energji pozitive kam marrë domethënë. Po. Dhe që të bën të ndihesh e lirë. Unë këtë energji kam marrë ose mbase e kam unë brenda vetes, se njerëzit ndonjëherë e kanë atë ndjesinë e të qenit të palirë brenda vetes mendoj, dhe shpeshherë ja projektojnë të tjerëve. Unë që ndihem e lirë për të propozuar, për të thënë mendimin tim brenda vetes, këtë energji kam marrë, dhe mendoj dhe zgjedhja është e tillë se siç e thashë nuk e kam kërkuar dhe thjesht fakti që ai më ka vlerësuar mua, mendoj që është një shenjë shumë, një tregues shumë pozitiv dhe për atë vetë sepse ka vlerësuar një njeri që nuk i ka kërkuar, as nuk i është lutur për post, as thjesht ka mision luftën që bën dhe betejën që bën.

Po unë e kam thënë disa herë që rrugëtimi im me Partinë Demokratike ka ardhur shumë i ngadalë dhe i natyrshëm. Ka filluar Teatri Kombëtar pa lidhje me Partinë Demokratike siç dihet. Pastaj Partia Demokratike na mbështeti, na u ofrua, na ka ardhur në shesh, ka ndenjur shumë me strukturat pranë nesh në ditët dhe netët që ne kemi gdhirë në teatër. Dhe fillimisht ka qenë për teatrin, më pas ka qenë si e vetmja mundësi që të rrëzohej qeveria që kemi tanimë, absolutisht është partia më e madhe opozitare, pavarësisht edhe të tjerëve, po numrat e votave ajo i ka deri më sot.

Dhe pastaj, nga e natyrshme, kam reflektuar dhe për bindjet e mia politike dhe për... janë bërë shumë faktorë të tjerë që vërtet me gjithë se, pavarësisht të mirave, të këqijave, problemeve që nuk po them, pa diskutim që dhe Partia Demokratike është një strukturë shumë e madhe dhe mund të kenë të gjithë pakënaqësitë e veta, por unë e shikoj si një parti që i afrohet shumë bindjeve të mia dhe mundësisë reale, alternativës reale për të sjellë një ndryshim. Edhe sidomos edhe me afrimin e figurave të reja.

EMISIONET