Flamuri shqiptar valvitet në Champs-Élysées/ Rama në Paris për Festën Kombëtare të Francës dhe Samitin për Ukrainën

Flamuri shqiptar valvitet në Champs-Élysées/ Rama në

Flamuri shqiptar është valëvitur në një prej bulevardeve më të njohura të botës, Champs-Élysées në Paris, ku kryeministri Edi Rama mori pjesë në paradën ushtarake të zhvilluar me rastin e Festës Kombëtare të Francës.

Kreu i qeverisë shqiptare ndau pamje nga ceremonia përmes rrjeteve sociale, ku shihej prania e delegacioneve ndërkombëtare dhe simboli kuqezi në paradën tradicionale franceze.

Vizita e Ramës në Francë vjen pas pjesëmarrjes në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën, i zhvilluar me ftesë të presidentit francez Emmanuel Macron.

Në këtë takim u diskutuan zhvillimet lidhur me luftën në Ukrainë dhe koordinimi mes vendeve aleate për mbështetjen ndaj Kievit. Pjesëmarrja e Shqipërisë në këtë samit lidhet me qëndrimin e saj në mbështetje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.

Pas përfundimit të vizitës në Francë, kryeministri Rama pritet të udhëtojë drejt Brukselit, ku do të marrë pjesë në Konferencën e IX Qeveritare Shqipëri-BE.

Në këtë konferencë pritet të mbyllen tre kapitujt e parë të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, një tjetër hap në procesin e integrimit të vendit.

EMISIONET