Manjani: Në Shqipëri lahen më kollaj hesapet, policia e pafuqishme përballë urdhrit politik "kokat hënkshin!

Shqipëria është tronditur vitet e muajt e fundit nga një seri vrasjesh gjithnjë e më të sofistikuara. Nga fillimi i vitit 2021 dhe deri në muajin maj janë regjistruar 24 vrasje, ku 9 prej tyre janë cilësuar si krime mafioze. Vetëm këtë javë u regjistruan tre vrasje, dy prej tyre atentate mafioze.

Ish-ministri i Drejtësisë,Ylli Manjani, në një intervistë për Rtv Ora me gazetaren Beti Njuma thotë se ngjarje të rënda si këto janë bërë rutinë në vendin tonë dhe këtë e sheh të lidhur me trafiqet e drogës, ardhjen e emigrantëve dhe politizimin e shtetit.

Ylli Manjani: Nuk mendoj se ka një situatë të rënduar, është një situatë rutinë tashmë, normale. Vrasjet për larje hesapesh, ekzekutime të tipit mafioz por bëhen rutinë, u bënë vite kështu. Në momentin që flasim janë tre rrethana që disi e favorizojnë ose e bëjnë më të spikatuar situatën. E para itensiteti i ngjarjeve është shumë i ngjeshur në pak ditë. Vetëm në tre ditët e fundit kemi ngjarje të rënda. Elbasani, Vlora, Korça dhe Durrësi janë qytete në të cilat në thelb dominon krimi i organizuar. Gjithë ajo sasi droge që ka lëvizur dhe lëviz në gjithë këto vite në Shqipëri këtë pasojë ka për fat të keq. Rrethana e dytë është që gjithmonë sapo fillon sezoni i verës apo kur fillojnë të dynden shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë në Shqipëri kriminaliteti shtohet, mesa duket larja e hesapeve është më e kollajtë në Shqipëri sesa jashtë Shqipërisë. Dhe së treti jetojmë në një realitet ku shteti është i gjithi politik dhe politika është që të stimulojë larjen e hesapeve.

Teksa policia mbrohet me shifrat që tregojnë më pak krime ndaj jetës sesa 5 apo 10 vite më parë, Manjani thotë se përsakohë urdhri politik është që  "kokat hënshkin", policia është e pafuqishme.

Ylli Manjani: Policia bën atë që ka bërë gjithmonë, jep lajmet. Edhe ato ka filluar ti japë me rezervë, duhet të gërmosh shumë që të marrësh ndonjë lajm. Në kuptimin e parandalimit të gjëse, policia ëhstë vitedritë larg. Ka shumë ngjarje të pazbardhura, vrasje me pagesë.Ravik Gurrën (avokati i ndjerë) kush e vrau në Elbasan?  Shpërthime me tritol apo djegie makinash. Shteti politik duke mos i ndarë funksionet, duke mos i ndarë punët krijohet një mish-mash dhe çdo gjë lëviz me urdhër politik. Po nëse urdhri politik është që  "kokat hënshkin", çfarë do bëjë policia?

40 vjeçari Bledar Birçaj, pronari i një lokali të njohur në Vlorë, po shëtiste me një oficer të Antidrogës në makinën e tij të hënën e 10 majit, kur u qëllua me breshëri armësh duke mbetur i vdekur në vend në lagjen “Hajro Çakërri”. Kamerat e sigurisë fiksuan ngjarjen por autorët ikën të qetë pa u shqetësuar.

Dy vrasjet e fundit në këtë serial krimesh të rënda janë ajo e Mehmet Qemës në Tiranë për motive të çastit dhe atentati ndaj Everest Çakës në Elbasan, një krim që mendohet se ka lidhje me larjen e hesapeve për disa ekzekutime në Elbasan dhe trafiqe droge.

EMISIONET