Ermal Muca zyrtarisht drejtori i policisë së Vlorës. Këto janë fjalët e para që tha para kolegëve

Ermal Muca zyrtarisht drejtori i policisë së Vlorës. Këto

Prezantohet përpara uniformave blu të Vlorës drejtori i ri i policisë Ermal Muca i cili pak ditë më parë zëvendësoi në krye të drejtorisë së policisë Gentian Berberin.

Muca sot ka marrë zyrtarisht postin e drejtuesit dhe ka nisur nga puna.

Fjalët e para përpara kolegëve kanë qenë thjesht prezantuese të asaj qe ai përfaqëson teksa nuk ka nguruar të ndajë as detyrat, qëllimet apo përgjegjësit që çdo efektiv i policisë ka.

Si dita e parë e punës është përqendruar më tepër tek njohja me stafin e ri por edhe me terrenin teksa nga nesër pritet të nis puna e vështirë në Vlorë.

Ermal Muca vjen si rrjedhojë e ndryshimeve në disa drejtori në policinë e shtetit.

Rrumbullaku ndryshon 25 drejtues të lartë dhe kryekomisarë

Në përmbushje të prioriteteve të vendosura në kuadër të 100 ditëve dhe në vazhdim nga kryeministri për kreun e ri të policisë, janë bërë ndryshime të drejtueseve të lartë në polici.

Për rrjedhojë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka firmosur një sërë ndryshimesh në strukturat qendrore dhe vendore të Policisë. Për të parë konkretisht ndryshimet e bëra klikoni në: Rrokadë në Policinë e Shtetit.

EMISIONET