EMRAT/ Trafik armësh nga Kosova në Shqipëri, “arrest në burg” për 4 të arrestuarit

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për 4 personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Lockdown”, të dyshuar për trafikimin e armëve nga Kosova dhe tregtimin e tyre në Shqipëri.
Në burg janë lënë: Gloris Nezaj, Renato Rumi, Klevin Caushi e Ardjan Caushi.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, pasi siguronin armë zjarri kryesisht nga Kosova, i sillnin ato në Tiranë dhe më pas modifikoheshin dhe magazinoheshin në zonën e Selitës.
Gjatë kontrollit në ambientin e përshtatur, dhe banesat e të arrestuarve, shërbimet e Policisë sekuestruan 8 armë zjarri (5 pistoleta dhe 3 automatikë), pjesë të ndryshme armësh, një armë gjahu, krehra dhe municion luftarak, 3 radio si ato të policisë, jelek multifunksion dhe 9 celularë.

