EMRAT/ Shpërthimi me tritol në Balldren, arrestohet autori, në kërkim bashkëpunëtori

EMRAT/ Shpërthimi me tritol në Balldren, arrestohet autori, në

Policia e Lezhës ka dhënë detaje lidhur me shpërthimin me tritol në fshatin Balldren i Vjetër në Lezhë.

Blutë sqarojnë se është vënë në pranga njëri nga autorët e shpërthimit të lëndës plasëse, Astrit Avdiaj, ndërsa bashkëpunëtori i tij, Ermal Zalla është identifikuar dhe shpallur në kërkim.

“Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga grupi i posaçëm nën drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes së datës 10.06.2026, në fshatin Balldren i Vjetër, ku në një sipërfaqe toke shpërtheu një sasi e lëndës plasëse (pa shkaktuar dëme), specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. A., 55 vjeç, banues në Tiranë.

Po në vijim të veprimeve u bë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e bashkëpunëtorit të tij, shtetasit E. Z., 35 vjeç, banues në Krujë dhe vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij. Ndërkohë, vijon hetimi për të sqaruar dhe dokumentuar motivin e kësaj ngjarjeje”,- njoftoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

EMISIONET