(EMRAT) DETAJE TË REJA PËR TRITOLIN NË TIRANË/ Konflikt për pazare dr*ge, Sabah Nuzi kërkonte shlyerjen e 15 mijë € nga Oltjon Klosi


Detaje të reja për ngjarjen e rëndë e regjistruar mëngjesin e 10 marsit në rrugën “Vasil Ndoçka” në Tiranë, ku një automjet u gjet me tritol.

Policia njofton se konflikti ka nisur mes Sabah Nuzit dhe Oltjon Klosit për një shumë prej 15 mijë eurosh, që sipas hetimeve është borxh i marrë jashtë shtetit, në Spanjë, lidhur me lekë të pazareve të drogës.

Klosi pretendonte se e kishte shlyer borxhin, ndërsa Nuzi insistonte se Klosi i detyrohej edhe 15 mijë euro. Pas refuzimit të Klosit për të paguar shumën, Nuzi urdhëroi një grup personash që të vendosin tritol në makinën e tij.

Policia ka ndaluar shtatë persona të përfshirë në ngjarje, Jurgen Gjonaj, Renato Balla, Kristjan Ahmerama, Eklips Leti, Glentjan Kojtari, Dorjan Hamolli dhe Geris Molla.

Porosia për vendosjen e tritolit, sipas hetimeve, ka ardhur nga Sabah Nuzi, i cili ndodhet në IEVP e Fushë Krujës.

Ngjarja vazhdon të hetohet nga policia për të zbardhur të gjitha detajet dhe motivet pas këtij sulmi.

 

EMISIONET