Tiranë/ Punonte si dizajnuese në banesën e shtetasit të huaj, 21-vjeçarja bie viktimë e ab*zimit të vazhdueshëm nga 48-vjeçari

Tiranë/ Punonte si dizajnuese në banesën e shtetasit të

Një shtetas i huaj është ndaluar nga policia në Tiranë pas kallëzimit të një 21-vjeçareje për marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj dhe për shantazh.

Sipas policisë, 21-vjeçarja kishte nisur të punonte për 48-vjeçarin si dizajnuese bizhuterish.

Puna kryhej online për llogari të tij, ndërsa ajo shkonte herë pas here në banesën që ai kishte marrë me qira në rrugën “Bogdanëve” në kryeqytet.

E reja ka kallëzuar se më 1 dhjetor 2025, ndërsa ndodhej në këtë banesë për të kryer punën, 48-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.

Sipas saj, situata ka vazhduar edhe më pas, pasi ai e ka kërcënuar se do t’i tregonte familjes së saj për ngjarjen.

Pas kallëzimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kryen veprimet e para dhe ndaluan shtetasin e huaj. Gjatë kontrollit fizik ndaj tij u gjet edhe një mjet prerës.

Materialet i janë dërguar prokurorisë për veprime të mëtejshme.

EMISIONET