Belgjika do të zhvillojë konstelacionin e parë të satelitëve ushtarakë brenda 2030

Belgjika do të zhvillojë konstelacionin e parë të

Ministri belg i Mbrojtjes, Theo Francken ka bërë të ditur se Belgjika do të investojë mbi 200 milionë euro për të zhvilluar konstelacionin e saj të parë të pavarur të satelitëve ushtarakë, në një hap që synon të zvogëlojë varësinë e vendit nga imazhet satelitore të huaja.

Duke folur për gazetat “De Tijd” dhe “L’Echo” gjatë një vizite në SHBA, Francken tha se projekti do të përfshijë disa dhjetëra satelitë dhe pritet të bëhet plotësisht funksional deri në vitin 2030. Ai tha se Belgjika aktualisht mbështetet te satelitët francezë për imazhet ushtarake dhe mund të kërkojë qasje në këto imazhe vetëm për disa minuta në ditë.

Francken shtoi se konstelacioni i planifikuar synon të sigurojë qasje të vazhdueshme në imazhet satelitore.

Sipas tij, projekti do të mbikëqyret nga Qendra e Sigurisë Hapësinore e Forcave Ajrore të Belgjikës, e cila koordinon aktivitetet ushtarake në hapësirë, ndërsa në të do të përfshihet edhe shërbimi i inteligjencës ushtarake ADIV.

Francken tha se kompani belge, përfshirë prodhuesin valon të satelitëve Aerospacelab, mund të marrin pjesë në procesin e prokurimit. Ai shtoi se satelitët me gjasë do të lëshohen në hapësirë nga kompani të huaja, si SpaceX, pasi Belgjika nuk ka një bazë të veten për lëshimin e raketave.

Sipas ministrit belg, të dhënat e mbledhura nga sistemi satelitor nuk do t’i shërbejnë vetëm Belgjikës. Zhvillimi i konstelacionit tashmë ka nisur ndërsa funksionaliteti i plotë operacional synohet të arrihet deri në vitin 2030. 

EMISIONET