E rëndë në Fier, 47-vjeçari vetëvritet me armë zjarri brenda dyqanit të tij

Një 47-vjeçar raportohet se është vetëvrarë me armë zjarri brenda dyqanit të tij në Fier.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e pedonales, pranë rrotondos së Sharrës.

"Sot rreth orës 15:10, në lagjen "Kongresi i Përmetit", Fier, shtetasi A. A., 47 vjeç, banues në Fier, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë në dyqanin e tij suvenir" njoftoi policia.

Ora News mëson se viktima në momentin që ka kryer vetëvrasjen ka qenë vetëm në dyqan.

Ai nuk njihet si njeri problematik dhe nuk ka pasur konflikte.

Ende nuk dihen asyet që e kanë çuar në këtë veprim.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

EMISIONET