Durrës/ Shkeli arrestin në shtëpi dhe grabiti farmacinë, 45-vjeçari përfundon në pranga (EMRI)

Durrës/ Shkeli arrestin në shtëpi dhe grabiti farmacinë,

Një 45-vjeçar me precedentë të mëparshëm në fushën e vjedhjeve dhe grabitjeve është arrestuar nga policia e Durrësit, pak orë pasi dyshohet se grabiti me dhunë një shumë parash në një farmaci.

I arrestuari është Gentian Gjyzeli, banues në Durrës, i cili në momentin e ngjarjes ndodhej me masë sigurie “arrest në shtëpi” për një tjetër vepër penale të të njëjtës natyrë.

Sipas policisë, pas marrjes së kallëzimit nga punonjësja e farmacisë në lagjen nr. 12 të Durrësit, shërbimet e Komisariatit të Policisë nisën menjëherë veprimet hetimore dhe finalizuan operacionin e koduar “Reagimi”.

Nga hetimet paraprake dyshohet se 45-vjeçari ka hyrë në farmaci dhe ka marrë me forcë një shumë parash. Ai u kap nga policia vetëm pak orë pas kryerjes së ngjarjes.

Kontrollet zbuluan se Gjyzeli kishte shkelur masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, të vendosur nga gjykata për një tjetër çështje të lidhur me vjedhjen.

Policia vijon hetimet për të zbardhur nëse 45-vjeçari mund të jetë përfshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

EMISIONET