Amnistia penale hap dyert e burgut të Rrogozhinës, 94 të dënuar fitojnë lirinë dhe takojnë familjarët

Amnistia penale hap dyert e burgut të Rrogozhinës, 94 të

Zbatimi i amnistisë penale ka sjellë lirimin e parë të të dënuarve që përmbushin kriteret e përcaktuara nga ligji.

94 persona kanë lënë ambientet e burgut të Rrogozhinës, duke u rikthyer pranë familjarëve të tyre pas përfundimit të procedurave përkatëse.

Dalja nga burgu u shoqërua me momente emocioni, ndërsa të liruarit u pritën jashtë institucionit nga familjarët, të cilët kishin shkuar për t’i shoqëruar drejt shtëpive të tyre.

Amnistia penale hyri në fuqi më 15 korrik, pas miratimit nga Kuvendi dhe dekretimit nga Presidenti. Sipas parashikimeve të ligjit, përfitojnë 1 335 persona të dënuar, mes tyre gra dhe të mitur, që plotësojnë kushtet e përcaktuara.

EMISIONET