Durrës/ Dy të arrestuar për grabitje me a*më dhe dh*në

Durrës/ Dy të arrestuar për grabitje me a*më dhe dh*në

Dy persona, një 21-vjeçar nga Fushë-Kruja dhe një 51-vjeçar nga Tirana, kanë rënë në prangat e Policisë së Durrësit në kuadër të dy operacioneve të koduara “Rada” dhe “Bashkëpunëtori”. Sipas policisë, të dy dyshohen për përfshirje në grabitje me armë dhe me dhunë, ndërsa gjatë kontrolleve janë sekuestruar edhe prova materiale që i lidhin me ngjarjet.

Në operacionin “Rada” u arrestua 21-vjeçari M.F., i cili dyshohet se më 19 qershor, i maskuar dhe i armatosur me armë automatike, ka hyrë për të vjedhur në oborrin e një banese në fshatin Radë.

I riu u kap në tentativë për t’u larguar, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij policia gjeti dhe sekuestroi dy armë zjarri.

Ndërkohë, në operacionin “Bashkëpunëtori” u ndalua 51-vjeçari R.K., i dyshuar se në bashkëpunim me një person tjetër të arrestuar më herët, ka grabitur me dhunë dy qytetarë në fshatin Shënvlash dhe në zonën e Rinasit. Hetimet dhe analizimi i pamjeve filmike kanë dokumentuar përfshirjen e tij në ngjarje, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

EMISIONET