EMRI+FOTO/ Zhduket 13-vjeçarja në Gramsh, familjarët apelojnë për ndihmë

EMRI+FOTO/ Zhduket 13-vjeçarja në Gramsh, familjarët

Familjarët e një vajze 13-vjeçare nga zona e Gramshit kanë ngritur alarmin për zhdukjen e saj dhe kërkojnë ndihmën e qytetarëve për çdo informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e saj.

Bëhet fjalë për Amelja Mesiti, 13 vjeçe. Sipas familjarëve, ajo është larguar nga banesa më 2 qershor, rreth orës 10:00 të paradites, dhe që prej asaj kohe nuk është kthyer më në shtëpi. Ata theksojnë se nuk kanë asnjë kontakt apo informacion mbi vendndodhjen e saj.

Rasti është denoncuar në Komisariatin e Policisë Gramsh, ndërsa deri më tani nuk raportohet për zhvillime që mund të çojnë në gjetjen e së miturës.

Të afërmit apelojnë për ndihmë nga qytetarët dhe kushdo që mund ta ketë parë vajzën ose të ketë informacion mbi lëvizjet e saj pas ditës së zhdukjes.

Për çdo informacion, familjarët kërkojnë të kontaktohen në numrin e telefonit: +355 69 308 4275.

EMRI+FOTO/ Zhduket 13-vjeçarja në Gramsh, familjarët

EMISIONET