Triathlon në Pogradec, Policia plan masash për garantimin e sigurisë, ja rrugët që do bllokohen nesër!

Triathlon në Pogradec, Policia plan masash për garantimin e

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka marrë masa për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të aktivitetit sportiv “Triathlon Pogradec 2026”, që do të mbahet më 21 qershor në qytetin e Pogradecit.

Për mbarëvajtjen e aktivitetit dhe garantimin e sigurisë së garuesve, gjatë paradites së së dielës do të ketë kufizime të përkohshme të qarkullimit në disa akse rrugore.

Sipas njoftimit të Policisë, nga ora 10:00 deri në orën 12:00 nuk do të lejohet lëvizja e automjeteve në segmentin rrugor nga sheshi “Odeon” deri te hoteli “1 Maji”.

Ndërkohë, nga ora 09:00 deri në orën 11:30 do të ndalohet qarkullimi i automjeteve në aksin “Lin–Pogradec”, në segmentin nga rruga “Reshit Çollaku” deri te hoteli “Lyhnidas”.

Po ashtu, do të bllokohet përkohësisht lëvizja në disa segmente të tjera rrugore brenda qytetit të Pogradecit deri në përfundim të aktivitetit sportiv.

Shërbimet e Policisë do të jenë të pranishme në terren për garantimin e sigurisë rrugore, mbarëvajtjen e aktivitetit dhe orientimin e drejtuesve të mjeteve drejt itinerarit alternativ “Korçë–Qukës”.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë u bën thirrje përdoruesve të rrugës të tregojnë mirëkuptim dhe të respektojnë masat kufizuese të vendosura, në funksion të zhvillimit të sigurt të aktivitetit sportiv “Triathlon Pogradec 2026”.

EMISIONET