“Duart Lart”/ Efektivët e nxorën Dan Hutrën nga ferrat e Sharrës. Armikut s’ia dinte shtëpinë, por e thërriste nga kodra

Vrasësi i tri grave në zonën e Kamzës dhe Paskuqanit Dan Hutra i shpëtoi të gjitha postoblloqeve të policisë deri në zonën e Sharrës. Megjithatë ai është arrestuar në fshehur në Shkurre teksa priste pranë banesës së shtetasit Rrahman Sela që dyshohet se ishte shenjestra e tij e radhës. Pas arrestimit Hutra a treguar edhe ku e kishte hedhur telefonin e përdorur ditën e ngjarjes dhe vendin ku kishte fshehur automjetin me të cilin do të arratisej.

Ramadan Hutra u arrestua në zonën e Sharrës i fshehur në Shkurre, pasi kreu vrasjen e tri grave në Tiranë më 1 mars në Tiranë.

Ai ishte nisur drejt banesës së Rahman Selës në zonën e Sharrës ku sipas burimeve ka arritur deri pranë banesave ku ka bërtitur për të paktën 3 herë emrin e Rrahmanit.

Ky i fundit nuk ka dalë nga banesa ndërsa Ramadan Hutra ka vendosur të qëndrojë në kodër dëri në pritje të shenjestrës së radhës për ta vrarë.

7 punojës e policisë të Komisariatit nr.6 në kryeqytet ishin personat e parë, të cilët shkuan drejt landfillit të Sharrës pas një telefonate të mbërritur në sallën operative për vendodhjene Dan Hutrës.

Punonëjsit e policisë Dedan Gjoni, Igli Mollaj, Joani Xhaferri, Qani Alimadhi, Ardian Malliku, Erion Marku, Marjo Gjokaj, pasi kanë shkuar në vendin ku telefonuesi kishte treguar kanë lëvizuar për pak minuta në kmëbë në drejtim të kodrës.

Në afërsi të një shkurreje kanë parë një përson i cili ishte i fshehur.

Punonjësit kanë përshkruar se nga pamja e parë nuk dallohej mirë nësë kishin të bënin me Dan Hutrën por ata janë afruar duke krijuar një kordon dhe me armë në duar i kanë bërë thirrjë Policia duart lartë" "Prezantohu".

Sipas relacionit, Dan Hutra nuk ka bërë veprime kundërshtuese, por ka ngritur duart Lart dhe nga aty efektivat kanë bërë prangosjën.

Teksa Hutra ishte nën pranga në prezencë të tij është kontrolluar ambjenti ku qëndrontë dhe është gjetur një automatik kallashnikov me dy karikatorë të lidhur me natriban transparant ku njëri prej tyre ishte i vendosur në fole, tre pako me municion luftarak të mbeshtjellë me letër që pas numërimit ka rezultuar 124 fishikë, një bidon ujë në qesë.

Gjatë intervistimit, Dan Hutra së bashku me punojësit e policisë ka marrë rrugën tek depot e ujit në vaqarr aty ku kishte fshuhur makinën që do ta përdortë për tu larguar pasi të kryente vrasjen e katërt e cila për fat të mirë u parandalua. Po ashtu ai ka treguar edhe për vendodhjën e telefonit të cilin e kishte hedhur pasi ka kryer vrasjen tek banesa e ish-vjehrrit.

edison vatnikaj dan hutra vrasësi vrasësi i grave rrahman sela

EMISIONET