Dosja/ Meta: Nuk jam unë I.M. Xhelatët do të mbajnë përgjegjësi. E di burimin e intrigës. Jam 1 milionë % i pastër
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se po bëhet shantazh me publikimin e dokumentit nga Autoriteti i Dosjeve sipas së cilës ai figuron në dosjet e sigurimit të shtetit.
Në konferencën për median Meta argumentoi dhe pse I.M në dokumentin e Autoritetit të Dosjes nuk është ai por një person tjetër.
“Autoriteti i Dosjeve e di më mirë se kushdo që jo vetëm Ilir Rexhep Metaj nuk ka qenë bashkëpunëtor I Sigurimit të Shtetit,sepse kjo është provuar që nga 1996 në kohën e të madhërishmit Sali Berisha. Por ato të dosjeve e dinë shumë mirë se kush ka qenë bashkëpunëtori në rastin konkret pasi ndodhet në dy dosje, në atë të bashkëpunëtorit dhe në dosjen e personit të ndjekur.
Ata që e kanë orkestruar këtë skenar e dinë shumë mirë që Ilir Meta nuk ka jetuar ndonjëherë në konvikt dhe nuk ka pasur mundësi të spiunojë ndonjë shok konviktor për arsye se vërtet Ilir Meta thotë me të madhe është nga Skrapari por ka ikur që 1 vjeç dhe ka jetuar në Tiranë. I ndjekuri që është ndaluar dhe kërcënuar për shkak të një tentative arratisjeje, këtë cështje nuk e ka diskutuar asnjëherë me Ilir Metën pasi Ilir Meta nuk kishte plan të arratisej në atë kohë port ë mbaronte me të gjitha 10-ta dhe të qëndronte pedagog në fakultetin e Ekonomisë"
Meta tha se Autoriteti i Dosjeve i di të gjitha këto shumë mirë dhe do të mbajë përgjegjësi ligjore për këtë shkelje të rëndë ligjore që ka bërë dhe shkresën e turpshme që ka dërguar në Kuvend.
“Personat e përfshirë do të mbajnë dhe përgjegjësi individuale, xhelatë të Sigurimit të shtetit, bashkëpunëtorë. Unë jam 1 milionë % i pastër, I pastër! Ata e dinë shumë mirë. Unë e di shumë mirë burimin e kësaj intrige dhe interesin për të manipuluar opinionin publik dhe bërë këtë rrëmujë mediatike se ka lindur një forcë e re politike. Partia e Lirisë dhe nuk ka një opozitë që e shet ndeshjen 5 vjet para, por ka një opozitë të vërtetë.Jam 10 hapa para tyre. Autoriteti i dosjeve duhet ta kuptojë se nuk ka prokuroria apo SPAK që ta shpëtojë nga këto përgjegjësi jo vetëm ligjore por dhe morale" nënvizoi Meta.
Meta tha se e dinte indicien dhe komentoi dhe pse kryetarja e Kuvendit u duk e tronditur pasi Autoriteti i Dosjeve i kishte dorëzuar shkresen.
"Ajo nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë dosje. Të jeni të sigurtë për këtë çështje. Ajo ka një porosi dhe merr letra që i fabrikon Endri Fuga. Endri Fuga ia çon Autoritetit të Dosjeve, Autoriteti ia çon Kuvendit. Këta të dy bashkë bëjnë lojrat nëpër media. Të jeni të sigurtë që ajo është tromaksur se ka marrë një urdhër tromaks" tha Meta.

