DOSJA HETIMORE/ “Mos ve skedina fituse o bos..." - Zbardhen bisedat mes policëve "bastexhinj": Duhet me dorzu lekët...

DOSJA HETIMORE/ “Mos ve skedina fituse o bos..." - Zbardhen bisedat

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ekzekutoi sot masat e sigurisë ndaj gjashtë punonjësve të policisë dhe një shtetasi civil, si pjesë e operacionit “Last Bet”, i zhvilluar në rajonet Elbasan dhe Korçë.

Efektivët, duke shfrytëzuar atributet e funksionit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë organizuar dhe favorizuar ushtrimin e llotarive të palejuara/ basteve sportive.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, ka siguruar dosjen hetimore ndaj tyre, ku në vijim të veprimeve hetimore të kryera është administruar akti i ekspertimit teknik të celularëve të sekuestruar, janë evidentuar të ruajtura biseda të zhvilluara në aplikacionin e komunikimit “WhatsApp” midis punonjësit të policisë i identifikuar si E.P., dhe R.T., po ashtu punonjës policie, me përmbajtje të organizimit dhe ushtrimit të lojërave të fatit.

BISEDAT

Polici me inicialet E.P.: He mo tiger se te thash me vilu dy skedina po i vuna tjeter kund se me vonove

Polici me inicialet R.T: Iken 200 mij lek

Polici me inicialet E.P.: naj ndeshje te sigurt

Polici me inicialet R.T: Argjentina 2/3plus Mexica 2/plus 70 mij lek… mos na ven skedina fituse o boss ta marrim te qet at %

Polici me inicialet E.P.: Un kam lujt nja dy neshje sot mbrapsh kam kap 4 skedina

Polici me inicialet R.T: Jam 3.7 plus… Nuk du me i prek ma

Polici me inicialet E.P.: Jo mos maj shpresa te shefi tpakten deri nga mesi mujit

Polici me inicialet R.T: Ore po hapja user altinit mor vlla e i ban llogarite nfund muji

Polici me inicialet E.P.: jam te i marr borxh 1 milion

Polici me inicialet R.T: ti je pronari nr1

Polici me inicialet E.P.: ej neser duhet me dorzu leket e llotos

Polici me inicialet E.P.: kshuqe po erdhe te pijm kafe… Thuj te rrije ai ja japim i 5 mij leksh ma shum a 10 ja jap un

Polici me inicialet R.T: thash se neser duhet me shku me ba dorzimet e lekve

Polici me inicialet E.P.: ok se i them un per kte nuk a problem

Polici me inicialet R.T: por per leket e llotos

Polici me inicialet E.P.: A i ka cu?

Polici me inicialet R.T: ke edhe ti 1 mili e 50

Polici me inicialet E.P.: 1 miljon o jet

Polici me inicialet R.T: 50tshja esht e ktij muji

Polici me inicialet E.P.: 50 jan te mujit

Polici me inicialet R.T: Qe kena hy … e i kam leket po i kam than atij shokut qe ia kam marr kur i qova 2.2 milion

Polici me inicialet E.P: Pasneser duhet me qu leket e llotos…

EMISIONET