Gjyqtarja e GJKKO-së e dënuar në Greqi, Kalaja: Irena Gjoka nuk duhej të ishte në drejtësi. Ja shkeljet e saj
Pasi Prokuroria e Përgjithshme konfirmoi sot se gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme Irena Gjoka rezulton e dënuar në shtetin grek dhe një fakt të tillë e ka fshehur në formularët e vetdeklarimit, avokatja Adriana Kalaja deklaroi në emisionin “Ora e Betit” në “Ora News” se debati mes zonjës “me tre mbiemra” me avokatët e zotit Berisha lindi në raport me mosdeklarimin nga Irena Gjoka Spata Maneku të shkarkimit të saj nga KLD-ja.
“Ndërkohë që në KLD në vitin 1996 ishte për shkak të funksionit të Presidentit, ishte drejtues vetë z. Berisha.
Jo vetëm që nuk e pranonte një gjë të tillë, madje kemi shkuar me në Parlament, në Arkivën e dikurshme të KLD-së derisa doli dokumenti që u vërtetua shkarkimi dhe nuk ishte deklaruar.
Pra, janë 20 muja që ka filluar hetimi i thelluar nga Prokuroria e Përgjithshme, kjo e ndihmuar edhe nga publikimi i një dokumenti në mediat greke fillimisht, i vendimit të dëbimit dhe i dënimit nga Gjykata e Janinës.
Ndërsa propaganda në atë kohë deklaroi se kjo ishte vepër e opozitës, pasi po flasim për marsin 2024 ku Berisha ishte në arrest shtëpie dhe ndërkohë akuzohej dhe z. Fredi Beleri që ishte paguar në qarqet ndërkombëtare për të bërë një shkrim të tillë.
Ajo nuk duhej të ishte në drejtësi. Relacionin e saj Prokuroria e Përgjithshme në mënyrë të paligjshme nuk ma ka vënë në dispozicion, sepse unë jam një nga personat që e kam iniciuar hetimin e thelluar në Prokurorinë e Përgjithshme, ndërkohë z. Fredi Beleri për 10 ditë e ka marrë vendimin e Gjykatës së Janinës me vulë apostile dhe ju mendoni se si ka vepruar Ministria e Drejtësisë. Sepse letër-porosia nuk merret nga Prokuroria e Përgjithshme, por nëpërmjet Ministrisë.
Ndërkohë që ish-ministri Manja e devijoi marrjen e informacionit duke e kërkuar atë në Athinë dhe jo në Janinë ku ishte vendimi.
Ndërkohë ne me gjithë informacionin e marrë, i çuam vendimin penal, vendimin administrativ, pasi Greqia ka që dëbimet i cilëson si vendime administrative.
Ajo ka pasur dy espulse në 2002 dhe në 2003. Në rastin e Irenës me tre mbiemra jemi në shkelje flagrante të ligjeve në 3 raste”, u shpreh ndër të tjera avokatja Adriana Kalaja.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ORA E BETIT” NË “ORA NEWS”


