Dosja "Epstein", Artan Hoxha: Problem që Shqipëria ndjell kërshëri për këto personazhe

Gazetari Artan Hoxha tha sot se është problematike dhe shqetësuese që Shqipëria është një vend tërheqës për personazhe të përshirë në afera e skandale me përmasa të mëdha, si të dosjes “Epstein”.
I ftuar në “Syri Tv”, Hoxha u shpreh se gjithçka lidhet me rolin si pastrues parash, shkarkues lobimi dhe interesash.
Siaps gazetarit është e pamundur që kjo gjë të shmanget, pasi personazhe të tillë qarkullojnë kudo.
“Unë mendoj se më shumë sesa këta ‘broker-at’ ndërkombëtarë, janë të gatshëm për të të ofruar mundësinë që t’i përdorësh si shkarkues lobimi dhe interesash. Edhe këta janë në rolin e pastrueses.
Po të shikosh, vendet që lëvizin me këta personazhe shumë të rëndësishëm për politikën globale në momente të caktuara, janë ose diktatoriale, ose gjysmëautokratike, Kazakistan, Azerbajxhan , etj.
Ata gjejnë vende të botës së tretë, ku sigurisht, atje mund të lëvrohen këto shuma të mëdha pa kokëçarje për ta. Prandaj them që ne nuk na interesojnë shumë se çfarë bëjnë këto lloj personazhesh, se janë në qarkull edhe nëse nuk duam ne.
Problemi dhe fatkeqësia jonë është që, si është e mundur, që një vend si ne me resurse shumë të cunguara, të bëhet kaq kërshërindjellës për këto lloj personazhesh”,-tha Hoxha.



