Pogradec, tentoi të vriste me sëpatë fqinjin e tij, arrestohet në flagrancë 38-vjeçari

Pogradec, tentoi të vriste me sëpatë fqinjin e tij, arrestohet

Një konflikt banal gati sa nuk ka përfunduar në ngjarje fatale në Pogradec.

 

Një 38-vjeçar ka tentuar të vrasë me sëpatë fqinjin e tij, i cili ka mundur të shmanget duke shpëtuar nga sulmi i autorit. Ky i fundit është vënë në pranga, ndërsa fqinji që ka sulmuar është dërguar në spital.

Burime nga spitali konfirmojnë se i dëmtuari Kastriot Hoxhallari është jashtë rrezikut për jetën, pasi ka marrë dëmtime të lehta në parakrah dhe në mjekër. Dëmtimet janë marrë në momentin që autori ka tentuar ta godasë në kokë.

Sipas policisë autori ka dashur ta godasë të dëmtuarin me sëpatë në kokë, por fatmirësisht shmangia që ka bërë i dëmtuari, i ka shpëtuar jetën.

Njoftimi i policisë

Pogradec

Tentoi të vriste me mjet prerës (sëpatë) fqinjin e tij, pas një konflikti për motive të dobëta, si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë, arrestohet në flagrancë 38-vjeçari.

Sekuestrohet një tjetër mjet prerës (thikë) që iu gjet me vete 38-vjeçarit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, menjëherë pas marrjes së informacionit për një konflikt midis 2 fqinjëve, në lagjen nr. 5, kanë organizuar punën me qëllim neutralizimin e këtij konflikti, si dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe veprimeve profesionale policore, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Sh., 38 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se pasditen e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës (sëpatë), fqinjin e tij, shtetasin K. H., 61 vjeç, banues në Pogradec, i cili aktualisht merr ndihmë mjekësore, në spitalin e Pogradecit dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, shërbimet e Policisë i gjetën 38-vjeçarit, nga kontrolli fizik, një tjetër mjet prerës (thikë), i cili iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Pogradec, tentoi të vriste me sëpatë fqinjin e tij, arrestohet

EMISIONET